KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Maska për fytyrë dhe flokë

7 receta bukurie nga vajzat e famshme që të gjithë mund t’i përballojmë

21 Shtator 2018

Të jesh vajzë nuk është aspak e lehtë, fjalën e kemi kur vjen puna tek pamja e jashtme. Nëse për djemtë klasikë mjafton uji dhe sapuni vajzave iu duhen një mal produkte për të kuruar imazhin.

Për t’ju ardhur sado pak në ndihmë me spenzimet, në këtë artikull po ju njohim me 7 receta bukurie të vajzave të famshme.

Modelja e njohur Miranda Kerr përdor vaj kokosi dhe uthull molle për të shpëtuar nga majat e djeguera të flokëve. Pasi i përzien bashkë dy përbërësit e mësipërm 35- vjeçarja e vendos përbërjen në flokë dhe e lë aty për rreth 3- 5 minuta. Më pas bën dush dhe kaq.

Nuk besojmë se është e nevojshme t’ju tregojmë efektet çudibërëse të vajit të ullirit. Aktoria e njohur Julia Roberts e përdor këtë vaj si zbutës për duart.

Ndërsa Kendall Jenner përdor një maskë alla “përzieji të gjitha bashkë” me sodë, lëng limoni dhe mjaltë për të luftuar problemet që ka me aknet.

Për Victoria Beckham maska kundër rrudhave nënkupton një përzierje të avokados dhe kajsisë. Këto dy fruta janë atioksidantë, ja përse maska në fjalë bën efekt.

Nëse i shton avokado balsamit të flokëve, ky i fundit bëhet më i mirë. Kështu vepron Adriana Lima.

Lupita Nyongo përdor vajin e avokados për të hequr grimin nga fytyra.

Ndërsa për Blake Lively kavanozi me majonezë është një maskë organike e përsosur për flokët.

MOS I HUMBISNI