"Rent the runway" është emri i garderobës gjigande që në fakt është një parajsë rrobash. Dyqani në fjalë ndodhet në New Jersey dhe është pak a shumë si një magazinë e mbushur plot e për plot me veshje të markave më të njohura.
Veshjet në fjalë ruhen në këtë magazinë njësoj siç ruhen librat në një bibliotekë. Ato jepen hua, dorëzohen, lahen, hekurosen dhe riparohen po në këtë vend.
Më shumë se 450 000 artikuj që presin të dalin nga dollapët për t’u veshur më pas nga klientët.
Kushdo që është i apasionuar pas markave të luksit, por që ndoshta nuk e ka mundësinë të blejë gjithçka që del në pasarelë mund të marrë hua çfarë t’i dojë qejfi nga ky dyqan. Kjo bliotekë e stërmadhe veshjesh ofron për klientët 3 mundësi të ndryshme të marrjes hua.
Klientët mund të marrin hua një artikull dhe ta kthejnë sërish pas 8 ditëve, të zgjedhin 4 artikuj dhe t’i mbajnë për 1 muaj në këmbim të 60 dollarëve ose të abonohen për 160 dollarë në muaj për të marrë veshje hua pa limit.
A mundet dikush të hapë të njejtin dyqan edhe në vendin tonë ju lutem?