KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Dating

Kjo formulë dashurie fiton çmimin Nobel: Si ta gjeni shpirtin binjak?

21 Shtator 2018

Në 1962-in, 2 shkencëtarë zhvilluan një formulë dashurie, si si burra dhe gra të ndryshëm mund të formonin çifte harmonikë. Kjo formulë u përfundua nga një shkencëtar i 3-të, i cili fitoi edhe çmimin Nobel në 2012-in.

Kështu, më poshtë ju mund të zbuloni se si të gjeni partnerin ideal.

Hapi i parë: Përcaktoni cilat tipare të personit tjetër janë të rëndësishme për ju.

Merrni një letër dhe ndajeni në 2 kolona. Në kolonën e parë shkruani 5 gjëra që partneri potencial duhet t’i ketë. Tek tjetra, 5 të tjera që s’do t’i duronit dot tek ai.

Hapi i dytë: Zgjidhni ata të cilët i përmbushin këto me të paktën 90%.

Zgjidhni personin që ju duket më tërheqës, bazuar nga çfarë listuar më sipër. Ndoshta fati është me ju dhe do ta gjeni menjëherë. Pjesa tjetër e rëndësishme është që ju të përshtateni me tiparet e tij.

Hapi i tretë: Ç’duhet të bëni nëse refuzoheni?

Nëse refuzoheni nga personi që zgjodhët., zgjidhni tjetrin që pëlqeni dhe ka shumicën e tipareve që doni.

Hapi i katërt: Mos ulni standartet dhe mos u ktheni tek e shkuara.

Zgjidhni atë i cili ka të paktën 75% të karakteristikave që doni ju. Propabiliteti është që edhe nëse pasioni vdes, dashuria e përbashkët të jetojë. Mos u ndikoni nga presionet e jashtme.

Sekreti i kësaj formule qëndron tek përputhja e kërkesave për të dy palët. Një burrë krijon një lidhje vetëm me një grua që është tërësisht e interesuar tek bashkimi i tyre.

MOS I HUMBISNI