Si të gjeni njeriun e zemrës në Facebook

 Read in English

Rreth katër muaj më parë, Facebook lançoi Facebook Dating, një opsion për të njohur njerëz të rinj i integruar në aplikacionin e Facebook. Testimi nisi në Kolumbi.

Facebook Dating është një buton më tepër, një kategori e tërësisë së aplikacionit. Kush dëshiron, mund të hapë një profil në Facebook Dating që është i mëvetësishëm nga profili normal dhe i dukshëm vetëm për përdorues të tjerë të Facebook Dating. Asnjë aktivitet i Facebook Dating nuk do të shfaqet në News Feed apo kudo tjetër në aplikacion.

Në dallim nga Tinder dhe Bumble, dy prej aplikacioneve më popullore për të njohur njerëz të rinj, Facebook Dating do të bazohet tek pytjet e parashtruara për të nisur bisedën mes dy njerëzve. (Në Tinder duhet të rrëshkasësh profil pas profili, deri sa të gjesh dikë që të pëlqen.)

Duke marrë parasysh se Facebook di gjithçka rreth përdoruesve – di ç’pëlqen, në ç’evente shkon, në ç’grupe e fut veten – Facebook Dating do t’i integrojë këto njohuri në algoritëm. Personat që hapin një profil Facebook Dating do t'u sugjerohen profile të tjera nisur nga gjërat që Facebook di për ta.

Gjithashtu, përdoruesit e Facebook Dating mund të informohen mbi të tjerë përdorues si ata, ç’evente ndjekin dhe ç’grupe përdorin. Ideja është që njerëzit të flasin nga afër më shumë sesa online.

“Më shumë se 200 milion njerëz janë deklaruar beqarë në Facebook,” tha Nathan Sharp, menaxher produkti i Facebook Dating. “Kjo është një mundësi e shkëlqyer për t’i ndihmuar këta njerëz të krijojnë marrëdhënie domethënëse në Facebook.”

Nuk dihet ende kur Facebook Dating do të bëhet i aksesueshëm në gjithë botën.

Artikuj të ngjashëm