KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Ndarja

Besojeni ose jo, kjo qenka mënyra më efektive për të harruar ish-in!

20 Shtator 2018

Duket si totalisht jo-produktive, por një nga mënyrat më të mira për të marrë veten nga një ndarje është të mendosh vazhdimisht për të. Zakonisht, thuhet se pas një ndarjeje, duhet të fokusohesh tek gjëra të tjera për t’u shpërqendruar nga dhimbja.

Gjithsesi, studimet e kryera së fundmi tregojnë të kundërtën, pasi është shumë herë më efektive dhe mund ta merrni veten shpejt.

Të flasësh shpesh për rrethanat e ndarjes dhe të reflektosh mbi ndjenjat e tua jep rezultate pozitive që i bëjnë mirë vetëvlerësimit.

Ajo që duhet bërë pas reflektimit, është ta shohësh veten si individ më vete, të pranosh se je ndarë nga gjysma tjetër dhe s’je më në një lidhje.

Burimi: The Independent

MOS I HUMBISNI