Zakonisht, rrobat e banjës dizenjohen për t’u veshur në det teksa notojmë, por duket se Gucci ka plane të tjera. Versioni i këtyre rroba banjove trup, që kushtojnë rreth 381$ janë shitur kudo, por nuk janë për tu veshur në plazh.
Në dukje, janë interesante, mbajnë emrin e markës dhe kushdo do t’i vishte gjithë krenari, por ka një problem. Nuk mund të vishen në një pishinë.
Në detajet e produktit është specifikuar qartë që: “Duke marrë parasysh materialin e veçantë të tij, këto rroba banje nuk duhet të bien në kontakt me klorin.”
Dizenjuesit do të ishin shumë të lumtur nëse jua shihnin këtë të kombinur me xhinse, taka apo një xhaketë lëkure. Vetëm poshtë një peshqiri, jo!
Si gjithnjë, njerëzit kanë dilemat e tyre dhe me të drejtë pyesin se si mund të krijosh një palë rroba banjë dhe më pas të thuash mos noto me to.
Gjithsesi, në fund të ditës kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të mos i blejnë plot 381$.