Garderoba e Chiara Ferragni-t është zilepsëse dhe me të drejtë mund ta konsiderojmë si një nga aryset pse ka 15 milion ndjekës në Instagram. Si të tjerë influencues në Instagram, Chiara s’e thotë ç’ka veshur përveç rasteve kur paguhet për këtë punë. Dukshëm, blogerja ka një stil personal dhe s’vesh gjëra që nuk i shkojnë.
Iu futëm me kokë Instagramit të saj përgjatë vitit të shkuar dhe zbuluam shtatë gjëra që Chiara s’i vesh kurrë. Gjithashtu, përbri atyre që s’vesh kurrë shtuam dhe gjërat që vesh shpesh.
Chiara nuk vesh shapka, por çizme
View this post on Instagram
Edhe pse shapkat janë kthyer në trend vitet e fundit, s’kanë arritur të vjedhin vëmendjen e Chiara-s. në vend të shapkave, ajo preferon çizme të mëdha e të rënda.
Chiara nuk beson tek veshjet minimaliste
View this post on Instagram
Blogerja s’ka frikë nga ngjyrat apo dizenjot guximtare dhe prandaj e ndjekin kaq shumë njerëz. Çdo gjë që vesh duket e rehatshme dhe e natyrshme, qoftë diçka me xixa a neon.
Chiara nuk mban çanta të momentit, por klasike
View this post on Instagram
Kur ke një koleksion të bollshëm çantash Chanel dhe Hermes, s’e ndjen nevojën të provosh gjëra të reja. Klasiket janë të përjetshme.
Chiara nuk vesh tunika, por bluza të shkurtra
View this post on Instagram
Blogerja i bën bluzat e shkurtra të duken chic duke i kombinuar me pantallona a funde me bel të lartë e aksesorët e përshtatshëm.
Chiara nuk vë bizhuteri elegante, por ekstravagante
View this post on Instagram
Chiara është ndër të vetmet që mund të mbajë disa bizhuteri ekstravagante vënë në të njëjtën kohë e të duket mirë.
Chiara nuk vesh streçe, por pantallona lëkure
View this post on Instagram
Sidomos tani që jemi pranë vjeshtës, Chiara-n do ta shihni gjithnjë e më shpesh me pantallona lëkure, e jo vetëm.
Chiara nuk vesh printe serioze, por logo
View this post on Instagram
Dashuria e pamatë e Chiara-s për logot nuk lë shumë vend për printe të mërzitshme.
Burimi: Who What Wear