Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, ishte e pranishme në forumin për dialog në nivel kombëtar për arsimin të mbajtur sot në Tiranë, ku foli më shumë për konceptin e arsimit gjithëpërfshirës.
Ndër të tjera, Nikolla u shpreh se së shpejti do të futet gjuha rome në sistemin arsimor.
“E kemi të nevojshme të bëjmë trajnime dhe puna e mësuesve të matet me progresin e fëmijëve në klasa. Kemi vullnet dhe dëshirë për të listuar problematikat e pranishme. Po punojmë me partneritet me shërbimet sociale për këtë shërbim duke bërë progres aty ku duhet.”
Burimi: Top Channel