Jam një grua 71-vjeçare dhe jam aq e etur për seks, sa disa prej jush mund ta konsiderojnë të papërshtatshme për moshën time. Është një ndryshim drastik në dallim me rininë time. Kur isha e re, të gjithë donin të bënin qejf dhe të kalonin kohën, ndërsa mua më dukej më me rëndësi gjetja e dashurisë së vërtetë. Me kalimin e viteve, kuptova se gjërat s’janë aq bardhë e zi.
Mendoj se seksualiteti im është një pjesë e rëndësishme e identitetit tim, edhe pse e pata shumë të vështirë të superoja shtypjen që në fëmijëri. Gjatë viteve ’60 dhe ’70, ideja e liberimit seksual ishte kudo, por unë vendosa të qëndroj puritane edhe pse më mahniste seksi. Rrjedhimisht, fillova të trajtohesha me një terapist, gjë që më dha vetëbesim. Jam habitur nga bujaria e burrave që kam njohur dhe më ka bërë përshtypje dija dhe aftësia e tyre për të më kënaqur.
U martova vonë dhe marrëdhënia jonë më ofroi afrimitetin dhe afeksionin që më mungoi në fëmijëri. Ishte dashuri me shikim të parë, kimia seksuale mes nesh ishte fantastike. Fillimisht, m’u duk e vështirë të gjeja ç’më pëlqente në shtrat, si pasojë e përvojës së limituar. Edhe pse isha mendjehapur dhe aventuriere, m’u deshën vite të relaksohesha dhe të isha spontane.
Seksi më duket si versioni për të rritur i lojërave dhe tani e kuptoj se ka shumë mënyra për t’u kënaqur. Kam 25 vite e martuar. Gjithë ndjenjat e turpit, fajit dhe turpit janë zhdukur dhe jam e aftë të kënaq nevojat e mia seksuale përmes marrëdhënieve, masturbimit dhe fantazisë.
Shkruar nga një grua anonime për The Guardian