Ka një shpjegim pse princi prek gjithë kohën unazën e martesës

 Read in English

Në fotot e publikuara së fundmi nga princ Harry njerëzit janë fiksuar me gjestet e përsëritura të këtij të fundit. Princi, prekte vazhdimisht unazën e martesës. Aq shumë sa ka rënë në sy të të gjithëve dhe me të drejtë kërkuam një shpjegim për këtë.

Epo sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, burrat zakonisht shihen të merren me unazën e martesës dhe ta prekin vazhdimisht atë kur i mungojnë partneret e tyre. Pra, kjo ishte një shenjë që tregon se Harry-it i mungon Meghan-i.

Gjithsesi, në rastin e tij mund të jetë edhe një ritual që bëhet për tu ndjerë rehat, në situata kur ndihet nën presion apo i vetmuar.

Dhe në fakt princi ishte në një situatë të tillë duke qenë se ishte hera e parë e tij si kapiten gjeneral i ushtrisë mbretërore. Mbi të gjitha, Meghan nuk ishte aty me të.

Ky gjest do të merrte një kuptim tërësisht tjetër nëse princi do ta hiqte dhe vinte sërish unazën. Diçka e tillë, sipas ekspertëve është shenjë e një divorci potencial ose krize në çift.

Artikuj të ngjashëm