Krishtlindje para kohe: Banorët dekorojnë qytetin për vogëlushin 2-vjeçar që vuan nga kanceri

 Read in English

Është shtator dhe dita e Krishtlindjeve është ende larg, megjithatë qyteti i Cincinnati-t në Ohio është i gjithi i dekoruar me drita shumëngjyrëshe, tullumbace dhe objekte të tjera festive. Gjithë festa bëhet në nder të 2-vjeçarit Brody Allen, i cili vuan nga tumor i rrallë në tru dhe ka vetëm pak javë jetë.

Brody u diagnostikua me kancer në maj të këtij viti. Kur prindërit shkuan ta vizitonin vogëlushin, doktorët thanë se mund të ketë një infeksion në vesh, por me kalimin e ditëve, pas shumë analizash, ata u përballën me lajmin tronditës se truri i të voglit ishte i prekur nga kanceri.

Si dhuratë të fundit, familja, të afërmit dhe gjithë qyteti menduan të organizonin një festë Krishtlindjesh, pasi Brody me gjasë nuk do të mund ta përjetojë. Ata dekoruan shtëpitë, oborret, rrugët dhe dërguan kartolina nga njëra shtëpi në tjetër.

Burimi: CBS News

Artikuj të ngjashëm