Pas shkollave, ku s’do të lejohen më celularët në Shqipëri?

 Read in English

Ditën e sotme, u organizua një takim nga kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, së bashku me nxënës e mësues të punësuar në bazë të meritës në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Ndër të tjera, Edi Rama foli edhe për urdhrin e ri të ministrisë së Arsimit, që ndalon mbajtjen e celularëve në shkollë.

“Jo celular në shkollë, as për mësuesit dhe as për nxënësit. Do t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe vetëm në fund mund t’i marrin. Muaji i parë është muaj edukimi, në të dytin celularët do të hidhen në plehra”, sqaroi në fillim kryeministri për të theksuar më pas se “vendimi për heqjen e celularëve do të merret edhe për institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti të gjithë”.

Nisur nga fillimi i vitit shkollor, Rama u ndal pak edhe tek arsyeja e shpërndarjes së librave falas dhe detyrimit të kthimit mbrapsh në përfundim të vitit shkollor. “Prindërit i mundon ideja që libri nuk duhet prishur. Prishja e librit i duket liri, ruajtja e tij i duket diktaturë. Nuk është çështje lekësh. Suedia, vendi më social në botë, i jep falas dhe i kërkon në fund të vitit. Pse? Nuk ka lekë apo e ka me hile? Jo, është raporti me librin, dashuria për librin, respekti për atë objekt që është ndryshe nga të tjerët”, shpjegoi ai.

Artikuj të ngjashëm