Nderojnë Tinka Kurtin me foton e dikujt tjetër: Gafa epike e festivalit shqiptar

 Read in English

Një gafë çuditshme ka ndodhur së fundmi në qytetin e Korçës, ku është mbajtur festivali “Ko Ko fest”. Në këtë event ka qenë e pranishme edhe aktorja e njohur shqiptare Tinka Kurti së cilës ishte menduar t’i dhurohej në shenjë mirënjohjeje një fotografi e saja kur ishte fëmijë.

Gjesti në fjalë e ka emocionuar aktoren, që nuk ka mbajtur në dorë foton e saj fëmijë siç ishte parashikuar.

Në foton në fjalë nuk është aktorja Tinka Kurti, por një zonjë e quajtur Lirie Quku Sulo që në fakt ka qenë mësuese në Shkodër.

Zonja në fjalë nuk jeton më, por ka qenë e mbesa ajo që në profilin e saj në Facebook ka ndarë foton origjinale duke evidentuar kështu gabimin e organizatorëve të festivalit.

“Vajza e Kartolinave është halla ime Lirie Quku Sulo. Dalë në 1941 Dardhë, Korçë gjatë periudhës që gjyshi im Qamil Quku ishte kryetar i kësaj komune. E marrë nga albumi i familjes Quku. Një shpjegim që e ndjeva si detyrë ta bëja, sepse tani vonë njërës nga këto foto i është vënë emri i një aktoreje shkodrane, shumë të njohur dhe mund të jetë diku e varur në një dhomë shkodrane.”

Kështu është shprehur mbesa e Lirie Qukut, Valbona Quku.

Artikuj të ngjashëm