Çifti shqiptar shpjegon pse zgjodhën të kërcenin 10 minuta para lindjes

 Read in English

Pak kohë më parë, dietologia Diola Dosti Baftiu shpërndau në profilin e saj në Facebook një video ku shfaqej duke kërcyer me bashkëshortin, 10 minuta para se të lindte. “Ai momenti kur gjinekologu qëllon të jetë burri yt dhe kërcimtar i zoti. Lëvizjet e tilla ndihmojnë në qetësimin psikologjik dhe lindje më të shpejtë. Theksoj janë ushtrime të bëra 10 minuta para lindjes së vajzës sonë të tretë. Faleminderit doktor obstetër/gjinekolog Dardan Baftiu” shkroi ajo në videon që emocionoi ndjekësit.

Të ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” në Tv Klan, çifti shpjegoi pse zgjodhën të kërcenin dhe ç’të mira të tjera i sjell kjo metodë nënës, përveçse qetësimit psikologjik.

“Këshillohet metoda e topit, ku merret një top plastik dhe gratë shtatzënë hidhen sipër tij vazhdimisht. Tjetër metodë më e mirë në fakt është vallëzimi. Duke bërë ulje-ngritje, nëna ndihmon fëmijën që të zbresë poshtë. Kishim gjithë pasditen që kërcenim dhe 10 minutat e fundit menduam ta regjistronim”, thotë gjinekologu dhe bashkëshorti i saj, Dardan Baftiu.

Pra, para se të përgatitemi për të sjellë në jetë bebushin, le të ndezim muzikën dhe cha-cha-cha.

via GIPHY

Videon e plotë e shihni këtu.

Artikuj të ngjashëm