Nga vitet '90 në ditët e sotme: Si ka ndryshuar bota?

 Read in English

Mjafton të shohësh veten në pasqyrë për të kuptuar diferencën që kanë sjellë tek ti dy dekada.

Ama kur vjen puna tek teknologjia, diferenca mes viteve '90 dhe ditëve të sotme është aq e madhe sa që ndonjëherë është edhe e vështirë të mbahet mend. Ndaj, në emër të nostalgjisë së atyre viteve po ju sjellim në ditët e sotme disa objekte që do t’ju çojnë pas në kohë.

Muzika

Atëherë festat bëheshin me CD madje këto të fundit vendoseshin edhe në CD players dhe dëgjoheshin me kufje.

Ndërkohë që në ditët e sotme nuk të shkon më ndër mend të blesh apo të bësh një CD. Njerëzit krijojnë playlist- a me mijëra këngë, të cilat i shkarkojnë e më pas i luajnë direkt nga celularët.

Transporti

Në ato vite duhet thënë se harta prej letre nuk konkurohej nga asgjë. Ndërsa mjetet e transportit dhe këtu po marrim në konsideratë makinën nuk ishin kaq “të mençura” sa sot. Duhet të ulje siguresën për të siguruar derën dhe të rrotulloje dorezën për të hapur apo mbyllur xhamin.

Tashmë nuk besojmë se është e nevojshme t’ju tregojmë se sa shumë kanë dryshuar makinat. Çdo gjë është bërë elektronike dhe e realizueshme përmes shtupjes apo prekjes së një butoni.

Komunikimi

Nëse do të përpiqeni të sillni ndër mend telefonët celularë të dy dekadave më parë me shumë mundësi ndër mend ka për t’ju ardhur antena dhe loja me gjarprin.

Ndaj është e thjeshtë të bëni dallimin mes aparatëve celularë të asaj kohe dhe smartphone- ve të ditëve të sotme.

Televizioni

I mbani mend zënkat për telekonmandën në shtëpi? Nëse në shtëpinë tënde ndodhin ende atëherë na lër të të themi se je me fat.

Në ditët e sotme secili ka në dorë televizorin e tij, që mund të jetë aq i madh sa për tu mbajtur në prehër ose aq i vogël sa për tu futur në xhep.

Artikuj të ngjashëm