KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Flirt

Harroni çfarë dini! Kjo është mënyra e re për të thënë ‘të dua’

13 Shtator 2018

Prej kohësh njerëzit ja besojnë aplikacioneve të njohjes online gjetjen e dashurisë. Ama këto apikacione, shpeshherë bëhen edhe “mollë sherri” për çiftet që dashurinë e kanë gjetur me kohë.

Së fundmi duket se është shpikur një mënyrë e re për të thënë “të dua”, një mënyrë që ka të bëjë me çinstalimin e këtyre aplikacioneve të njohjes.

Si ta kuptojmë këtë?

Nëse njeh dikë në Tinder dhe gjërat ju ecin mirë në takimin e parë, të dytë e kështu me radhë. Atëherë ti vendos që aplikacionin ku gjete dashurinë ta çinstalosh nga telefoni cellular për një arsye tejet të thjeshtë.

Pasi ke gjetur njeriun e duhur nuk të duhet më të kërkosh.

Mund të duket disi qesharake, ama në shumë vende të botës kjo është kthyer në një mënyrë mjaft kuptimplotë për të shprehur dashurinë.

MOS I HUMBISNI