6 mënyra gjeniale për të zbuluar bizhuteritë fallso!

 Read in English

Bizhuteritë e rreme kanë qenë prej kohësh pjesë e tregut duke na konfuzuar në zgjedhjet tona. Kërkojmë të investojmë në aksesorë por druhemi nga frika se mund të jenë të rreme.

Më poshte keni disa teknika të thjeshta që nxjerrin zbuluar bizhutëritë fallso:

Qelibari
 

Vendoseni copën e qelibarit në një gotë me ujë të kripur, 3 lugë kripë mjaftojnë. Nëse objekti që po testoni zhytet menjëherë në ujë atëherë keni të bëni me një gur origjinal, krijuar nga rrëshira. Po kështu qelibari duhet të notojë, për aq kohë sa ka dendësi më të vogël se uji i kripur.

Perla

Për të parë nëse keni të bëni apo jo me një perlë kontrollojeni me dhëmbë: nëse rruaza kërcet atëherë është perlë e vërtetë.

Smeraldi

Testojeni këtë gur të çmuar duke përdorur një xham zmadhues: një smerald nuk ka kurrë shenja, vija, tuba apo spirale në brendësi. Gjithashtu për çdo herë që e prekni qëndron i ftohtë.

Diamandi

Një diamand i vërtetë nuk duhet të mjegullohet kur ju fryni mbi të pasi supozohet të ketë një përçueshmëri të lartë termale.

Ari

Ari mund të provohet me ndihmën e jodit: nëse pasi e keni lyer me pak jod vazhdon ende të qëndrojë njolla e errët, atëherë ari është i rremë.

Argjendi

Ndërkohë testimi i argjendit mundësohet kështu: fërkojeni me shkumës, në rast se fillon të marrë ngjyrë të errët keni të bëni me argjend të vërtetë.

 

Artikuj të ngjashëm