5 ushqime të shëndetshme që i paskemi konsumuar gabim!

 Read in English

Sipas statistikave, rreziqet e obezitetit janë dyfishuar në mesin e të rriturve dhe trefishuar te fëmijët, në këto 30 vitet e fundit. Edhe pse shumica e njerëzve përpiqet t'i përmbahet një diete të mirë ushqimore, shumë produkte të shëndetshme i konsumon gabim shumicën e kohës. 

Mishi në darkë vs. Mishi në mbrëmje

Proteina e konsumuar në mbrëmje mbingarkon funksionet e sistemit të tretjes dhe çon në probleme me gjumin.

Pjesa më e shëndetshme e patates është lëkura e cila është e pasur me kalium, hekur, fosfor dhe vitaminë C. Shënim i rëndësishëm: Nëse lëkurë ka marrë ngjyrë të gjelbërt duhet qëruar dhe hedhur me patjetër pasi përgjegjës për këtë është solanina, një toksinë e dëmshme.

Mund të përthithim 3 herë më shumë fibra dhe antioksidantë si dhe të mposhtim staphylococcus- in apo E. Coli- n duke e konsumuar kivin me lëkurë.


Karrotat e ziera kanë shumë më shumë beta-carotene dhe lutein, të cilat janë të vlefshme për shikimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Gatimi i tyre e ndihmon trupin t'i thithë lëndët ushqyese të karrotës 5 herë më shumë se sa kur janë të pagatuara.


Edhe pse do të humbasim shumë vitaminë C, me tharjen e domates do të përfitojmë më shumë likopenin, një antioksidant shumë i vlefshëm, i cili ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, onkologjike dhe inflamatore.
 

Artikuj të ngjashëm