Burrat çmenden nga aroma e grave në këtë periudhë të muajit

 Read in English

E kemi thënë se aromat janë një nga veçoritë që tërheqin njerëzit drejt njëri-tjetrit. Por, studimet e fundit kanë vërtetuar se janë burrat ata të cilët tërhiqen më shumë ndaj aromës së një gruaje, në krahasim me të tjerët.

Dhe kur themi aromë nuk e kemi fjalën për parfume apo locione. Duket se ajo çfarë  josh meshkujt është aroma e grave në periudhën e tyre të fertilitetit. Sipas këtij studimi, gratë janë më të preferuara gjatë kohës së ovulimit.

Niveli i lartë i estrogjenit dhe i ulët i progesteronit  lëshojnë aromën që preferohet më shumë nga burrat. Në mënyrë të pavetëdijshme ata tërhiqen nga femrat në fazën e tyre më pjellore.

Kjo përveç të tjerave, është një provë e fortë që tregon se njerëzit njësoj si kafshët përdorin shenja kimike për të komunikuar aftësitë e tyre riprodhuese.

Përveç aromës, fytyra e gruas pranë periudhës së ovulimit bëhet seksualisht më tërheqëse si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Artikuj të ngjashëm