Ushtrime argëtuese për gishtat e këmbëve: Ja ç’duhet të bëni çdo mbrëmje dhe pse!

 Read in English

Na është bërë e udhës që të kujdesemi vazhdimisht për flokët apo lëkurën duke harruar kështu një pjesë shhumë të rëndësishme të trupit tonë, këmbët, më saktë gishtat e këmbëve.

Përpos faktit që duhet të kujdeseni për to, të bëni kontrolle mjekësore nëse ka diçka që s'shkon, specialistët sugjerojnë t’i ushtroni për çdo ditë. Më poshtë do t’ju tregojmë shkurtimisht se cilat janë ushtrimet e gishtatve të këmbeve dhe ku konsistojnë ekzaktësisht.

Uluni diku dhe vendosini këmbët mbi dysheme. Lidhini gishtërinjtë e mëdhenj të këmbëve me një llastik, tërhiqini dhe mbajini në këtë pozicion për 5 sekonda. Përsëriteni ushtrimin 10 herë.

Më pas mbështillini të gjithë gishtërinjtë e njërës këmbë me llastikun që keni. Përpiquni t’i hapni gishtat sa më shumë të mundni. Mbajini gishtat hapur për 5 sekonda. Pas kësaj përsëriteni ushtrimin fillestar, të streching- ut.

Në këtë mënyrë i keni lehtësuar muskujt e këmbëve nga presioni ditor si dhe keni shmangur deformimin e tyre.

Artikuj të ngjashëm