Showbiz

Stine bëri bashkë 2 ish-shokë, Ledrin dhe Skivin: Si reaguan ata?

Stine bëri bashkë 2 ish-shokë, Ledrin dhe Skivin: Si reaguan ata?

Një dekadë më parë, kur Ledri Vula dhe Visar Shala a.k.a Skivi ishin shokë dhe njëkohësisht pjesë e grupit “Skillz”, konkurronin së bashku me Stinen në festivalin “Kënga Magjike” me këngën e famshme “Ndaloje vrapin”. Të gjithëve na kujtohet refreni i këngës që rrëmbeu çmimin “Best Hip-Hop”.

“Vajz’ ndaloje vrapin, se gjith’ duan të t’kapin ty
Fjalëve mos u beso, hajde me mu’ dhe fluturo”

Pikërisht këtë këngë ka postuar edhe vetë Stine në Instagram teksa shkruan “Në kohë të vjetra”, një postim ku bën bashkë Ledri Vulën dhe Skivin, dikur shokë, por që sot nuk komunikojnë më me njëri-tjetrin.

Megjithatë dy reperët reaguan përmes komenteve, që le të themi se ua ngrohu zemrat fansave të grupit “Skillz”. Siç mund ta shihni, Ledri komenton një emoji me duart lart, ndërsa Visari “bën gëzuar” për kohën e arta.

Stine bëri bashkë 2 ish-shokë, Ledrin dhe Skivin: Si reaguan ata?

Ledri Vula ishte fillimisht pjesë e label-it “Baba Records” që më vonë mori emrin “Babastars”. Deklarata se do të hiqte dorë përfundimisht nga muzika në vitin 2012-ën bëri mjaft bujë, jo vetëm për shkëputjen e papritur, por edhe për konfliktin fizik me ish-të fejuarin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj. Për pak kohë reperi qëndroi jashtë muzikës, për t'u rikthyer me “100 probleme” dhe bashkëpunime të tjera si Ledri Vula dhe jo më si “Skillz”.

Stine bëri bashkë 2 ish-shokë, Ledrin dhe Skivin: Si reaguan ata?

Nga ana tjetër, Skivi që ishte për shumë gjatë pjesë e “Babastars”, u largua në janar të një viti më parë, fill sapo ish-menaxheri i grupit, Albert Krasniqi, publikoi bisedat private me Getoarin. Nisur nga Instagram-i i reperit, duket se ai nuk ruan ndonjë raport të fortë me “Babastars”, për aq kohë së i ka fshirë fotot dhe nuk ka postuar asnjë prej këngëve të tyre.

Stine bëri bashkë 2 ish-shokë, Ledrin dhe Skivin: Si reaguan ata?

Tani, pa dashur të aludojmë, por ekziston edhe mundësia për një ribashkim të dyshes, qoftë edhe pse jo për të kujtuar kohët e arta. Për aq kohë sa Ledri dhe Noizy, që dikur shaheshin me njëri-tjetrin, u bënë miq dhe bashkëpunuan, ç’i ndalon dy çunat e ish-"Skillz" të jenë miq sërish? Asgjë, ose shumë gjëra!

REELS

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Stine made two former friends, Ledr and Skivi together: How did they react?

Stine bëri bashkë 2 ish-shokë, Ledrin dhe Skivin: Si reaguan ata?