Celebrity

Të reja nga sherri mes Nicki Minaj & Cardi B: Paruke e shkatërruar, thonj të rënë e vathë të prishur

8 Shtator 2018

Të reja nga sherri mes Nicki Minaj & Cardi B: Paruke e

Cardi B dhe Nicki Minaj u zunë këtë të premte gjatë mbrëmjes së organizuar nga Harper’s Bazaar në New York. Një video nga sherri:

Ndërsa tek kjo video mund të vini re Cardi B që heq këpucën për t’ia hedhur Nicki-t. Burime të pranishme në event thanë për Cosmopolitan se teksa të ftuarit po prisnin të ndiqnin një performancë nga Christina Aguilera, Nicki Minaj po bënte një foto me Kelly Rowland dhe La La Anthony. Në atë moment, Nicki shkeli qëllimisht bishtin e fustanit të Cardi B, gjë që shkaktoi sherrin. Cardi u qëllua nga dikush dhe iu prish parukia. Pastaj, Cardi i hodhi këpucën Nicki-t.

Të reja nga sherri mes Nicki Minaj & Cardi B: Paruke e

Së fundi, Cosmopolitan gjeti këtë foto të parukes së Cardi-t, ku mund të vihen re një thua i shkëputur dhe vathi i saj, ngatërruar me flokët. Thoi është i ngjashëm me thonjtë e Nicki-t atë mbrëmje, por me shumë mundësi është i dikujt tjetër.

Të reja nga sherri mes Nicki Minaj & Cardi B: Paruke e
Parukia dhe vathët e Cardi-t para sherrit
Të reja nga sherri mes Nicki Minaj & Cardi B: Paruke e
Thonjtë e Nicki-t

Cardi u largua nga eventi me një gungë në ballë, fustan të grisur dhe zbathur.

Të reja nga sherri mes Nicki Minaj & Cardi B: Paruke e