Aristokrati milioner 72 vjeçar është ende në kërkim të një gruaje që ta bëjë baba

 Read in English

Një aristokrat milioner deklaroi se është ende në kërkim të një gruaje të re, të aftë për ta bërë baba, një vit pasi nisi kërkimin fillestar.

Sir Benjamin Slade, 72 vjeç, ishte i ftuar në Good Morning Britain, ku edhe zbuloi se tentativat e tij për të gjetur një partnere, kishin qenë të pafrytshme. Meqë skema e mëparshme nuk funksionoi, 72-vjeçari vendosi t’i shtojë romancë ujdisë.

Pasardhësi i Mbretit Charles II tha se ishte gati të martohej para një viti dhe e bëri të qartë se s’do të lidhte jetën me dokëdo. Gruaja e tij ideale duhet të jetë 170 cm dhe midis 30 – 40 vjeçe.

Edhe pse njoftimi i tij i parë për grua nuk u prit mirë, Sir Benjamin, i cili jeton në një vilë të shekullit të 13 në Somerset, tha sërish se është ende në kërkim, por kësaj here do të ndjekë një tjetër taktikë.

“Kam ndryshuar mënyrën si e reklamoj veten,” tha aristokrati. “Dua vetëm romancë dhe dua ta përdor kartën e kreditit sa të lodhem. Dua ta çoj në vende ekzotike, dua të hamë vakte luksoze dhe të ikim në pushime krejt papritur. Kështu po e reklamoj veten tani.”

Sidoqoftë, milioneri 72-vjeçar insiston se ai dhe pretendentja për nuse duhet të kenë “interesa të përbashkët”.

Sipas Sir Benjamin, ai s’ka gjetur ende nuse sepse s’ka kërkuar mjaftueshëm dhe se shumica e grave janë shumë të mëdha në moshë dhe nuk duan të bëjnë fëmijë.

Disa prej kërkesave janë të negociueshme, si për shembull licensa e pilotit, por të tjera jo. Aristokrati do fëmijë me patjetër dhe e ka të pamundur të adoptojë, sepse është 72 vjeç.

Burimi: The Independent

Artikuj të ngjashëm