Ç'bëri bashkë Kim Kardashian dhe Ivanka Trump?

 Read in English

Sipas Ivanka Trump, vizita e Kim Kardashian në Shtëpinë e Bardhë ishte pozitive. Ylli 37-vjeçar i "Keeping Up With The Kardashians", që më parë arriti të fitojë lirinë e të dënuarës me burgim të përjetshëm Alice Marie Johnson, mori pjesë në një seancë dëgjimore mbi reformimin e sistemit të ndëshkimit dhe faljes, drejtuar nga këshilltari i presidentit dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

Më pas, Kim pozoi për një foto me Ivanka dhe Kushner, përbri komentatorit të CNN Van Jones dhe Leonardo Leo, që ishin gjithashtu të pranishëm në seancë.

“Seancë shumë produktive sot në Shtëpinë e Bardhë mbi mënyrat për të përmirësuar procesin e faljes me lider të politikës dhe dhe mbështetës së reformimit të sistemit të ndëshkimit,” shkruajti Ivanka mbi foton e postuar në Twitter, të cilën Kim e ripostoi.

Jones, komentatori i CNN gjithashtu i pranishëm u shpreh “shumë krenar” që e kishte kaluar ditën me Kim Kardashian, duke u përpjekur për të rregulluar një sistem të metë kriminal.

“Kim është jashtëzakonisht e zgjuar, e thjeshtë dhe e vendosur – punon orar pa orar për të siguruar lirinë e atyre që nuk meritojnë një jetë të tërë pas hekurave,” shkruajti ai. “Kim i bën detyrat dhe lufton e palodhur.”

Ndërsa Kim vetë shkruajti “Gjithçka nisi me Znj. Alice, por pasi pashë atë dhe pasi pashë fytyrat dhe dëgjova historitë e dhjetëra burra dhe grave që takova në burgje, e dija që s’mund ta lija me aq. Është momenti për ndryshim sistematik.”

Momentalisht, Kim po merret me rastin e 30-vjeçarit Chris Young, i cili iu dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht pasi u shpall fajtor për posedim marijuane dhe kokaine. Young ka më shumë se 10 vite në burg.

“Është kaq e padrejtë,” tha Kim në një episod të "Wrongful Conviction". “Ka kaq shumë njerëz si ai.”

Artikuj të ngjashëm