Disa histori njerëzore që do t’jua ndalin zemrën së rrahuri për një çast!

 Read in English

Në këtë artikull kemi përmbledhur për ju shkurtimisht 6 histori të këndshme njerëzore:

Rreth botës për një puthje

Fotografi malejzian Keow Wee Loong vizitoi 11 vende me të shoqen për të realizuar puthjen magjike. Ata u puthën në Japoni, Norvergji, Danimarkë, Austri, Itali gjatë 3- mujorshit të muajit të mjaltit.

Sipas tij ,esenca e jetës qëndron në të shpenzuarit kohë me personin e zemrës dhe të parit sa më shumë gjëra bashkë.

Kur prindërit janë kundra sistemit

Dy prindër nga Cambridge guxuan duke ndërmarrë me fëmijët e tyre një udhëtim të gjatë nëpër botë, në vend që t’i dërgonin në shkollë. Shkak për këtë u bë fëmija i  madh, i cili ankohej vazhdimisht që kopshti ishte tepër i mërzitshëm. Prindërit thonë se falë udhëtimit fëmijët e tyre janë më të zhvilluar se bashkëmoshatarët dhe se sistemi arsimor po shkatërron çdo talent të fëmijëve. Prindërit po përpiqen t’i edukojnë vetë dhe vazhdimisht realizojnë projekte ku u mësojnë mbi kulturat dhe historitë e ndryshme botërore.

Fustani i gjyshes

Një nuse e re vendosi të vishte në ditën e dasmës, fustanin 50- vjeçar të gjyshes. Reagimi i saj kur pa mbesën qe i jashtëzakonshëm!

Dashuria është më e rëndësishme se froni

Princesha japoneze Mako Akishino u fejua me shokun e universitetit, Kei Komuro. Prindërit ia miratuan vendimin, ndonëse do t’i duhej të hiqte dorë nga titulli dhe privilegjet mbretërore, për shkak se në Japoni nuk miratohet martesa mes një monarku dhe një njeriu të zakonshëm. Kjo histori dashurie e shtyu Japoninë të rishikonte qëndrimin e saj ndaj këtyre martesave.

Të moshuar që dinë si të bëjnë qejf

Për këtë çift të jashtëzakonshëm, pleqëria është koha e duhur ku mund të eksperimentosh dhe të bësh pak qejf. 3 vite më parë, Steven dhe Millie Tani nga Karolina e jugut po kërkonin për vete për disa kostume Halloween- i dhe aty zbuluan hobin e ri.

Filluan t’i qepnin vetë kostumet, e më pas të udhëtonin, të krijonin kostume të reja duke hedhur poshtë idenë se 27 vite martesë duhet të jenë tepër të mërzitshme.

3 nuse, një fustan

Dorothy Sampson nga Yorkshire u martua më 1959- n. Ajo veshi një fustan me të cilin 25 vite më vonë do të shkonte drejt altarit edhe e bija, Catherine Clark. Ekzaktësisht 25 vite më vonë, vajza e Catherine- s bëri të njëtën gjë. Për më tepër u martua më 9 qershor, në përvjetorin e prindërve dhe gjyshërve.

Artikuj të ngjashëm