Kemi lexuar apo na ka ndodhur të dëgjojmë për infeksione nga më të ndryshmet në gjuhë. Megjithatë, kujt ia merrte mendja se ndër të tjera, gjuha mund të mbushej edhe me qime të zeza. Kjo ishte ajo çka i ndodhi një gruaje, identiteti i së cilës ka mbetur anonim.
Sipas New England Journal of Medicine një grua 55- vjeçare u shtrua në spital pasi kishte marë disa plagë në këmbë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Për të luftuar infeksionin e plagëve pacientia mori një trajtim IV me antibiotikë. Një javë më vonë gruaja pati të përziera, një shije të keqe në gojë dhe krejt papritur mbi gjuhë i mbinë qime. Mjekët dyshonin se për këtë gjendje duhej fajësuar minocycline- a (antibiotik).
Tani prisni pak, qime të zeza në gjuhë? Çfarë dreqin është kjo?
Para se gjithash ndonëse kjo gjendje është shokuese, të paktën është e padëmshme. Sipas Qendrës së Informacionit të Sëmundjeve shfaqja e qimeve të zeza ndodh për shkak të mungesës së stimulimit të majës së gjuhës, çka rezulton në prodhimin e një proteine të qaujtur keratinë (po, e njëjta proteinë për të cilën keni dëgjuar të flitet sa herë bie fjala te flokët). Kështu gruas iu desh t’i hiqej mjekimi me minocycline për shkak të reagimit që jepte trupi i saj dhe u bë zëvendësimi me një tjetër trajtim antibakterial. U deshën 4 javë që gjuha të kthehej në gjendjen normale.
Për të shmangur një situatë të tillë sigurohuni të keni një higjienë shumë të mirë të gojës dhe të shmangni dehidratimin e gjuhës.
Edhe diçka, sa për kuriozitet: Qimet nuk është e thënë të dalin përherë të zeza- mund të shfaqen në ngjyrë kafe, të bardhë, të gjelbër ose të kuqe, në varësi të asaj çka konsumoni: karamele, lëpirëse apo edhe pastë dhëmbësh.
Ah po se për pak harruam! Qimet e zeza në gjuhë nuk janë edhe aq të pazakonta. 13% e popullsisë ka patur të paktën 1 herë një eksperiencë të tillë.