Në krye të listës për pazaret e vjeshtës padyshim janë xhinset, pulovrat e ngrohta, këmishat, një palë çizme dhe padyshim një çantë e re.
Në fakt, të blesh një shall të ri nuk është gjëja e parë që të shkon ndërmend, duke menduar gjithmonë se mjaftojnë ato që keni. Gjithsesi, duke parë modelet, ngjyrat dhe printet e reja ju sigurojmë se s’do rezistoni pa bërë tuajin një të tillë.
Një këmishë e bardhë, një palë çizme coëboy dhe ky shall janë veshja perfekte.
Ky shall do ta bëjë edhe më të plotë pamjen tuaj.
Të gjithëve na duhet një shall në këtë ngjyrë. Vjeshtak, i ngrohtë dhe lehtësisht i kombinueshëm.
Miks printesh është trendi i fundit i shalleve të vjeshtës!
Nëse jeni natyrë bohemiane, ju duhet vetëm ky.
Për një pamje chic dhe elegante.
Printi leopard është kudo! Kombinojeni me një xhaketë xhins dhe altlete!
Burimi: Marie Claire