Gjithë prindërit dëshirojnë më të mirën për fëmijën e tyre, që përfshin një jetë të lumtur dhe të shëndetshme. Por, rruga për ta realizuar një gjë të tillë nuk është e lehtë. Shumë këshilla dhe truke për të rritur fëmijë të shëndetshëm janë shkruar e thënë me mijëra herë, megjithëse sipas studimeve vetëm një shtet ka fëmijët më të lumtur në botë. Një studim i publikuar në “The Lancet” thotë se anketime dhe vrojtime të shumta kanë dalë në përfundimin se vogëlushët në Japoni kanë një jetë më të lumtur se të tjerët. Siç duket, prindërit ia kanë dalë t’i bindin për të ngrënë edhe brokolin, edhe karrotat e shumë perime të tjera.
Në vijim po ju paraqesim disa nga metodat më kreative dhe të rëndësishme që përdorin prindërit japonezë, të cilat ndihmojnë në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve.
-Lërini të eksperimentojnë dhe realizojnë vetë ushqime të reja
Fëmijëve u mërziten shumë shpejt ushqimet dhe ndryshojnë zakonet e tyre në mënyrë të vazhdueshme. Prindërit në Japoni e marrin seriozisht faktin se fëmijët duhet të provojnë dhe “gatuajnë” ushqime të reja. Kjo gjë i ndihmon ata për ta shijuar ushqimin dhe për të mos patur frikë nga produktet e reja. Nga ana tjetër, është një lojë argëtuese që i bën të ndihen të rëndësishëm.
-Lejojini ta shijojnë ushqimin
Një ndër arsyet pse fëmijët refuzojnë kategorikisht që të hanë një gjë të caktuar, lidhet me përsëritjen dhe insistimin e vazhdueshëm të prindërve. Pra, këshillohet që të mos ushtrohet shumë presion, në mënyrë që vaktet të mos kthehen në tmerr për vogëlushët.
-Shërbejani ushqimin në pjata dhe racione të vogla
Një pjatë e madhe i frikëson ata, ndaj një në proporcion me moshën dhe sasinë e vaktit do të ishte ideale. Gjithashtu është mirë të përdoret pak kreativitet në servirjen e ushqimit.
-Hani (të paktën) drekë përherë bashkë
Të konsumuarit e vakteve me prindërit dhe familjarët e tjerë i ndihmon ata për të patur zakone të shëndetshme të të ushqyerit, por në të njëjtën kohë ndihmon në rritjen e ndjesive pozitive, shoqërimit në grup, redukton obezitetin etj.
-Shoqërojini në aktivitete si vrapim apo hedhje
Një jetë e shëndetshme kërkon edhe aktivite fizike. Nuk është surprizë që prindërit në Japoni i shoqërojnë përherë fëmijët për të vrapuar, hedhur sa andej-këtej në park, shëtitje me biçikletë etj.