KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Ndarja

Kjo është mënyra ideale për të hequr njëherë e mirë mendjen nga ish-i!

3 Shtator 2018

Askush nuk tha se ndarja është e thjeshtë. Aq më tepër nëse lidhja bazohej tek ndjesitë dhe dashuria për njëri tjetrin. Por, nëse gjërat kanë marrë fund, kanë marrë dhe hapi i radhës është të bësh përpara.

Nëse ka kaluar shumë kohë dhe ju ende e keni mendjen tek ish-i dashuri dhe çdo gjë që bën ai me jetën e tij, ju duhet urgjent ndihmë.

Një nga trajtimet më të mira është meditimi. Si ta bëni këtë? Kultivoni në veten tuaj një sjellje të qetë. Nëse e sforconi apo gjykoni veten, do të ndiheni e ngecur në mes të këtij proçesi.

Ndërkohë që merrni frymë, ftojeni veten tuaj të jetë e hapur ndaj një tjetër eksperience të re, shumë herë më të madhe se sa fiksimi juaj. Kur e nxirrni frymëmarrjen, imagjinoni sikur po pastroni trurin tuaj dhe po hapni hapësira të reja.

Këtë gjë duhet ta bëni nga 4 deri në 8 herë. Nëse mendoni se shkon përtej kapacitetit tuaj, përpiquni të merrni frymë thellë 2 herë dhe ta nxirrni atë 4 herë derisa të ndiheni të relaksuar për të rritur numërimin.

Pas disa minutash, përpiquni ta mbani frymën dhe numëroni deri në 4. Bëjeni sërish deri në 7. Kjo mënyrë frymëmarrjeje nuk është vetëm një qetësues natyral për sistemin nervor, por dhe një mënyrë që t’i riktheheni aktivitetit.

Besojeni ose jo, pas kësaj do ta gjeni veten duke ricikluar apo reduktuar mendimet nga truri juaj. Nëse ju duhet më shumë kohë, merrni më shumë frymë.  Bëhuni zot i një mendjeje të kthjellët dhe ish-i harrohet vetë!

MOS I HUMBISNI