Përpara se të përfshihemi tërësisht në atmosferën e vjeshtës, le të gjejmë pak kohë për të folur rreth rroba banjos trupore që triumfoi këtë verë.
Bëhet fjalë për markën Gooseberry Intimates, e njohur për prodhimin e lingerie- ve. VIP- at u fiksuan unanimisht me Seaside One Pieces, një trupore e ofruar në variante dhe tonalitete të ndryshme: nga e gjelbërta e mentes te e argjendta shkëlqyese.
Seaside One Pieces kushton 60 dollarë. Besojmë ju kujtohet fotoja e Kendall Jenner- it në Instagram, ku mbante veshur një trupore të tillë në versionin neon.
Jennifer Lopez gjithashtu, teksa pushonte me të dashurin Alex Rodriguez veshi rroba banjon Gooseberry shoqëruar me një palë streçe sportive.
Po kështu:
Kaia Gerber
Candice Swanepoel
dhe Josephine Skriver