Kushdo që ka kaluar njësoj si Ariana Grande, nga flokë të errët çokollatë në bjondë platin,
apo kushdo që është përpjekur kohëve të fundit të arrijë një nuancë të artë si Rachel Green (Jennifer Aniston, “Friends”),
e kupton shumë mirë gjithë peripecinë e të mbajturit flokë bjondë, të shëndetshëm dhe të shndritshëm njëkohësisht.
Shtimi i pigmenteve të ndryshme i bën flokët të humbasin shkëlqimin, të dëmtohen ndjeshëm dhe të duken tepër të brishtë, a thua se do të këputen nga çasti në çast. Sikur të mos mjaftonte, ngjyra bjonde e humbet nuancën për shkak të kimikateve në ujë apo gjatë përdorimit të produkteve të ndryshme.
Prandaj gjithnjë e më tepër stilistët e flokëve po sugjerojnë përdorimin e shampove lejla (jo blu) për të gjithë gratë bjonde.
Ato ndihmojnë në
-ruajtjen e ngjyrës;
-hidratimin e lëkurës;
-forcimin e rrënjëve;
-forcimin e majave të dëmtuara etj.
Në vijim po ju paraqesim disa prej tyre, të cilat përgjithësisht kanë një formulë pa sulfate dhe paraben.
* BLONDE MOMENT TREATMENT SHAMPOO
* EVER PURE SULFATE FREE BLONDE SHAMPOO
*SERIE EXPERT MAGNESIUM SILVER SHAMPOO
*BUST YOUR BRASS COOL BLONDE SHAMPOO