KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Ndarja

Marrëdhënia 'lidhu-ndahu' qenka shumë më problematike nga ç'mendonim!

27 Gusht 2018

Proçesi i ndarjes dhe i rikthimit me të njëjtin partner është kthyer në fenomen normal për shoqërinë moderne. Në kulturën popullore, pauzave dhe rikthimeve u është dhënë një shpjegim me peshë, duke thënë se çfarë nuk  e vret një lidhje, thjesht e bën atë më të fortë.

Gjithsesi, ky fenomen ndikon shumë në shëndetin mendor të njerëzve. Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Missouri-it, çiftet që nuk ishin të qëndrueshëm me njëri tjetrin kishin probleme me stresin, ankthin madje edhe depresionin.

Lidhjet 'lidhu-ndahu' zakonisht ndodhin kur një nga partnerët është më pak i përfshirë se tjetri. E ndërsa ai që e ka marrë më seriozisht marrëdhënien, toleron ulje-ngritjet e gjysmës tjetër thjesht sepse s’do ta humbasë.

Të tilla ndarje mund të vijnë si pasojë e mungesës së komunikimit,  tradhtisë apo neglizhencës, por sidoqoftë shkaktojnë shumë ngarkesa psikologjike.

Pasojat më të rënda janë tek personi që nuk e ka dashur periudhën e pauzës, pasi e bën të mendojë çfarë s’shkon me të që partneri humbi interesin.

Duke qenë se shëndeti ka vlerë më të madhe se gjithçka tjetër, ekspertët bëjnë me dije se në të tilla raste e mira është të heqësh dorë nga dikush që të shqetëson vazhdimisht.

MOS I HUMBISNI