Prej disa muajsh qarkullojnë zëra se modelja 26-vjeçare Cara Delevingne është në një lidhje me aktoren Ashley Benson.
Ndonëse së fundmi vajzat janë parë shumë afër njëra tjetrës, ylli i Pretty Little Liars refuzon ta konfirmojë publikisht romancën.
“Mendoj se është gjëja më e mirë që mund të bësh në një lidhje. Gjithmonë jam munduar të jem e rezervuar për lidhjet e mia dhe mendoj se është më mirë kështu.”- është shprehur aktorja 28-vjeçare për People.
Duket se për të, dashuria nuk është një çëshje që duhet vendosur në krye të diskutimeve.
Që prej muajit maj vajzat janë parë bashkë në vende të ndryshme, por ajo që zgjoi më tepër dyshimet ishte puthja mes dyshes. Sido që të jetë, për aq kohë sa Ashley nuk konfirmon asgjë, romanca mbetet në kuadër thashethemi.