Ç'kuptim kanë sms-të e tij dhe cilave duhet t'i ktheni përgjigje!

 Read in English

Komunikimi me anë të sms-ve është problem më vete. Ai të thotë diçka, ti e keqkupton dhe përgjigja që kthen më pas ka brenda doza të thella ironie e kështu krejt papritur e gjeni veten duke u zënë.

Që ta shmangni këtë, na lejoni t’ju themi se janë disa lloje mesazhesh të cilat duhen injoruar krejtësisht, kjo për të mirën tuaj.

1. “Ku je?”

Nëse ti merr këtë mesazh vetëm gjatë fundjavës apo të premten mbrëma, kujdes! Ky djalë mund të të shohi si mundësi të fundit për tu dëfryer pak.

2. “A mund të vi në shtëpinë tënde?”

Kjo përkthehet; “jam tapë dhe i eksituar” dhe dërgohet zakonisht netëve të fundjavës. Mos ktheni përgjigje nëse nuk është kjo që prisni nga ai.

3. “Do të takohemi më vonë?”

Nëse një djalë të dërgon këtë para orës 8 në mbrëmje do të thotë se do të të shohë. Por nëse vetëm vazhdon të të shkruajë, thuaji se do të ishte më mirë të flisnit në telefon.  Kjo tregon edhe më shumë interes.

4. “Si je?!”

Kur një djalë pëlqen një vajzë, nuk mendohet shumë për ç’ka bën. Ai ndoshta po tregohet padashje i besdisshëm, por thjesht nuk di si ta nis bisedën me ty. Nëse ke të njëjtin simpati, kërkoji të të telefonojë. Mund të jetë i keq në të shkruar.

5. “Po mendoj për ty!”

Ktheji përgjigje nëse ke ndjenja për këtë djalë. Por nëse kjo vjen nga dikush që vetëm shkruan mesazhe edhe pse si ke kthyer kurrë më parë, bëji block.

6. “Mirëmëngjes”

 Kur djali që ju pëlqeni shkruan këtë lloj mesazhi, aq më tepër gjatë javës do të thotë se është i interesuar për ty. Eshtë thjesht një formë flirtimi.

Artikuj të ngjashëm