Për çfarë tjetër ju shkon mendja t’i përdorni qeset me vakum përveç se për të mbajtur të freskëta ushqimet?
Epo duket se stilistët koreanë kanë diçka tjetër në mendje dhe e gjitha ka lidhje me modën. Së fundmi një kompani koreane veshjesh ka përgatitur një kolesion të tërë që konsiston në përdorimin e qeseve të vakumit.
Kapele, çanta, bluza, çadra…të gjitha të përftuara nga qeset plastike.
Çmimet e veshjeve të këtij koleksioni shkojnë nga 10 deri në 100 dollarë dhe duhet thënë se janë të përballueshme nga kushdo.
Ama kush do të donte të dilte në rrugë i bështjellë si sanduiç?
Gjithësesi e gjithë kjo nismë është në kuadër të riciklimit të mbetjeve plastike dhe deri më tani ka gjetur mbështetjen e shumë të rinjve koreanë që përveç se i blejnë këto veshje nga dëshira për të shpëtuar planetin, janë të kënaqur edhe me modelin apo stilin e tyre.
Gjeniale!