Look-u i Ariana Grande-s përfshin gjithmonë dy gjëra: flokët të kapur bisht, lart dhe fort dhe penel të zi të mrehtë. Stilisti i flokëve Chris Appleton tregoi së fundi si të arrijmë të njëjtin model flokësh dhe tani, grimierja e saj Ashley K Holm rrëfehet për teknikën e penelit vrastar.
“I ndërroj vazhdimisht produktet që përdor, por tani për tani më pëlqen shumë Smashbox Jetset Waterproof Eyeliner dhe Nudestix Rock N’ Roller Eyeliner Ink,” tha Holm, ndër grimieret e preferuara të Kim dhe Khloe Kardashian, në një intervistë për Refinery29.
Peneli i Nudestix është interesant sepse përmban një aplikator në formën e një prerëseje picash, që duket fiks ashtu si e imagjinoni. Fakti që maja rrotullohet, siguron preçizion që majat e palëvizshme nuk e arrijnë dot. Peneli në foto është realizuar me Rock N’ Roller Eyliner Ink.
Dhe ja ku është “prerësja e picave” në aksion:
Ndërsa për rastet kur nuk përdor këtë penel, Holm rekomandon një furçë me kënd për t’u siguruar që bishti i penelit të drejtohet drejt vetullës, për të hapur më shumë syrin.