Të shprehësh ndjenjat , është proçes goxha i vështirë, kështu që mos prisni të gjeni fjalët perfektë për t’i thënë dikujt se ndjeni për të. T’i shprehësh dikujt dashurinë është vetëm gjëja e parë që mund të bëni nga lista e gjatë e rregullave.
Hapi tjetër është të presësh reagimin e tij, pastaj të shpresosh se ai ndihet njësoj si ty. Nëse i keni bërë të gjitha këto dhe ende s’keni një ide të qartë nëse është apo jo i interesuar për ty, mund ta zbuloni pa shumë fjalë. Është koha të veproni!
Veprimet në të shumtën e rasteve flasin më shumë se fjalët, kështu që s’do t’ju duhet ta pyesni. Ka kaq shumë sjellje dhe hile të vockla që do t’ju jepnin përgjigje dhe në rastin më të keq; do të largoheshit si zonjë nga kjo histori.
Le të fillojmë:
1. Kërkoji me stil të takosh miqtë dhe familjarët e tij!
2. Mbaje zgjuar dhe flisni bashkë deri vonë. E sakrifikon gjumin për ty? Të bën pyetje? Do të zbuloni shumë!
3. Vishu me stil dhe në mënyra të ndryshme. Nëse të komplimenton, do të thotë që është i vëmendshëm ndaj detajeve dhe zgjedhjeve të tua.
4. Fol me zë të ulët. Nëse s’është i interesuar do të thotë se s’po të dëgjonte. Nëse është do afrohet edhe më për të të kuptuar.
5. Komplimento vajza të tjera. Aty do shohësh nëse ka apo jo sy vetëm për ty.
6. Ruaj distancën! Të bëhesh e ngjitur nuk është kurrë një ide e mirë.
7. Lërë të bëjë një gjest të ëmbël për ty. Një darkë romantike, një çadër në rast emergjence...
8. Fol me djem të tjerë kur ai është aty. Uhh, sa shumë do mësoni nga reagimi i tij!
9. Shihe në sy gjatë gjithë kohës. S’do t’ju gënjejnë.
10. Buzëqeshi! Nga një moment në tjetrin, mund t’i rrëmbesh zemrën.