Ëndërroni sikur keni tradhtuar partnerin? Qetësohuni dhe mos përhapni panik!

Jeni ende njeri i mirë!

 Read in English

Ndonjëherë, ëndrrat gjatë natës na duken kaq të vërteta.  Besoj, ju ka ndodhur të paktën njëherë të keni ëndërruar sikur keni tradhtuar të dashurin/ën dhe më shumë është dukur si makth i keq. Gjithsesi, qetësohuni pasi s’jeni të vetmit që e keni ëndërruar këtë.

Rreth 60% e grave shohin në ëndërr sikur po tradhtojnë partnerin e tyre. Të ëndërrosh rreth një tradhtie s’do të thotë që kjo është dëshira jote dhe prej shumë kohësh është pjesë e pavetëdijes tënde.

Ëndrra të tilla ju shfaqen si pasojë e mendimeve që kanë qarkulluar në trurin tuaj dhe eksperiencave që keni kaluar gjatë ditës. Nëse përshembull së fundmi keni parë në ëndërr ish-in, me shumë gjasa ju ka rastisur t’i shihni ndonjë foto në Instagram, apo keni ndarë të njëjtën kafe që uleshit dikur bashkë.

Nëse personi me të cilin e keni tradhtuar në ëndërr është totalisht i panjohur për ju, kujtohuni për dikë të ri që mund të keni parë nëpër zyrë gjatë punës (dhe që ju ka pëlqyer).

Kështu, nuk ka arsye për tu ndjerë keq dhe mos jetoni me ndjenjën e fajit pas ëndrrës. Jeni ende një njeri i mirë!

Artikuj të ngjashëm