Fundi i verës duket ende larg, por Blake Lively është gati për vjeshtën. Aktorja u fotografua në New York teksa mbante veshur dy xhaketa njëra mbi tjetrën.
Pa këmishë veshur, Lively e kombinoi kostumin e kadifenjtë me një xhaketë po të kadifenjtë, hedhur sipër. E njohur për sharmin që e karakterizon kurdoherë, Blake dukej mëse sensuale me look- un e përzgjedhur.
Për ju që guxoni në stil, kombinimi xhaketë- xhaketë është një ide mjaft interesante për këtë vjeshtë. Mos harroni ta shoqëroni veshjen, pse jo, njësoj si Blake me një palë vathë të mëdhenj.