Këtë vit pritej që Blero Muharremi dhe Afrona Dika të kurorëzonin dashurinë, nisur nga ç’kishin deklaruar më parë. Por asgjë nuk shkoi ashtu siç qe menduar.
Pak para dasme, mes çiftit pati një krizë që i shkëputi për pak kohë. Megjithatë nuk zgjati shumë dhe u bashkuan sërish, për të disatën herë. Jo vetëm kaq por Blero dhe Afrona kanë në plan ta çojnë deri në fund atë që nisën. Çifti do të martohet vitin e ardhshëm!
Qe Dika ajo që postoi këtë foto në Instagram, duke etiketuar Bleron dhe shënuar vitin 2019.
Më pas, vetë Blero shpërndau në Instagram Story një foto të Afronës dhe konfirmoi që po, do të ketë dasmë dhe shumë shpejt madje!
Marrëdhënia e dyshes është përfolur shumë herë për ulje- ngritjet që e kanë karakterizuar ndër vite. Deklarata të rënda nga të dyja palët, fshirje fotosh, shkëputje dhe më pas rikthime. Shpresojmë që këtë herë, të jetë ndryshe!