Kim Kardashian aktualisht ndodhet në Miami, ku po feston ditët me diell dhe plazhin ashtu siç vetëm ajo di. Ylli i Instagram-it është atje me fëmijët dhe disa prej mikeshave të saj, por ndoshta shumë njerëz do të dyshojnë nëse është ajo apo dikush tjetër.
Kjo, për shkak të flokëve të reja. Për tu kombinuar me Lamborghini-in e saj, Kim vendosi një palë paruke ngjyrë të gjelbër neoni.
Epo nëse ju duket e tepërt të kombinoni ngjyrën e flokëve me makinën, kujtoni se bëhet fjalë për Kim Kardashian dhe niveli i saj është gjithnjë ekstra!
E veshur me një fustan metalik pas trupit dhe sandale transparente, 37-vjeçarja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa kalonte, krejt rastësisht mbi një tapet po ngjyrë të gjelbër!