Së fundmi, Meghan Markle- it iu desh të kalonte një situatë tepër të sikletshme. Dukesha e shoqëroi Elizabeth- ën II në një takim në Cheshire dhe pasi mbaruan punë u nisën drejt makinës mbretëqore që po i priste.
Në këtë moment Meghan nuk dinte çfarë të bëntë! Të futej vetë e para në makinë? Po sikur kjo të mos i pëlqente mbretëreshës? Apo të futej pas saj?
Tenton të pyesë dikë aty pranë por meqë askush nuk mund të nxitonte drejt saj në ato momente me një libër rregullash në duar, Markle s’pati rrugë tjetër.
Në videon e bërë tanimë virale, Meghan dëgjohet teksa i drejtohet Elizabeth- ës:
“Cila është preferenca juaj?”
Thuhet se 36- vjeçarja po shpresonte që Elizabeth- a të futej e para brenda në makinë, pasi Meghan- it i pëlqen të udhëtojë e ulur pas shoferit.
Ja që nuk ndodhi kështu. Mbretëresha përgjigjet me shpejtësi duke i thënë të futet Markle e para.
“Vazhdo ti e para.”
“Oh mirë...” bindet Meghan zemërthyer.