Shpat Kasapi preket aty ku s’mban më: Ngrihet dhe ikën nga emisioni!

 Read in English

Një shaka realizuar në studion e “Kojshia Show” është konsideruar totalisht pa kripë për Shpat Kasapin, aq sa e shtyu të largohej nga emisioni pa e menduar dy herë.

E gjitha nisi kështu: Shpati po bisedonte mirë e bukur me moderatorin kur krejt papritur hyn një vajzë dhe ulet pranë këngëtarit.

Vajza prezantohet dhe thotë se është e dashura e Shpatit.

“Afërditë ti je?” pyet moderatori.

“Prapë me këto kamerat e fshehta ju?” thotë Shpati dhe përpiqet të buzëqeshë.

“Afërditë a je ti?” vazhdon përsëri moderatori.

“Ejj tani....” përgjigjet Shpati nga ana tjetër.

“Na keni ardhur në majë të hundës me këto kamerat.” vazhdon ai, në përpjekje për t’i bërë me dijeni palës tjetër se e mira është të mbyllet me aq.

Por jo!

“Ne po presim një bebe!” deklaron ashtu si nga hiçi vajza.

“Oooo duartrokitje, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj me bebe. A është Afërdita?” vazhdon e vazhdon përsëri moderatori. (Hejjjjj, bolll!).

“Jo s’është” thotë Shpati i prerë.

Mendohet pak dhe shprehet:

“Edhe këtë ma bërë? Ika...” ngrihet nga kolltuku dhe shkon drejt daljes.

“Pse ku po shkon?” reagon me të shpejtë moderatori dhe sado që përpiqet ta tërheqë dhe ulë sërish është e kotë.

Shpati u prek dhe u prek keq ama!

Por Shpatiiii, ej Shpatiiii, unë nuk doja

 

Artikuj të ngjashëm