Afërdita Dreshaj dhe hokeisti çek Jakub Kindl kurorëzuan dashurinë e tyre më 29 qershor, në Miami, SHBA.
Nga dasma intime mundëm të shihnim vetëm fotot që publikoi fillimisht një nga shoqërueset e nuses, modelja Xhesika Berberi dhe më pas gjithë çka u postua në profilet e nuses dhe dhëndrit në Instagram.
Disa orë më parë, tanimë Afërdita Dreshaj Kindl ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër me momente shkëputur nga ceremonia martesore.
Në video mund të shihni Dreshajn teksa vesh fustanin e nusërisë apo momentin magjik kur çifti bën betimet.
Një dasmë e tëra magjike në 59 sekonda!