Pak kohë më parë, përmes opsionit “Ask me a question” (Më bëj një pyetje) në Instagram, Enca njoftoi se kënga e saj më e re “Kujt po i han” është në fakt një bashkëpunim, por askujt nuk ia priste mendja që do të bëhej fjalë për një ndër reperët që është cilësuar përherë si kundërshtari i Noizy-t, falë edhe diss-eve të mëparshme, - Don Phenom.
Ishte një video e postuar nga të dy këngëtarët në Instagram
dhe më pas një tjetër video amatore nga fansat që konfirmoi lajmin: Zyrtarisht, Enca dhe Don Phenom janë bashkë në këngën e radhës!