Ekzekutohen dhe varen publikisht tre pedofilë që përdhunuan dhe vranë një djalë 10-vjeçar

 Read in English

Tre burra u ekzekutuan dhe u varën publikisht në Jemen, pasi u shpallën fajtorë për përdhunimin dhe vrasjen e një djali 10-vjeçar.

Pedofilët u ekzekutuan dje në kryeqytetin e Jemenit, Sana, dhe më pas trupat e tyre u pajetë u varën për t’u parë nga kushdo për të shkurajuar sulme të tilla në të ardhmen.

Para se të vriteshin, Abdul Jalil al-Ashab, 19 vjeç, Mohammed Said al-‘Uqri, 27 dhe Ghaleb al-Rashdi, 19, u prangosën dhe u detyruan të parakalonin para turmës me njerëz.

Më pas u ekzekutuan me tre goditje në zemër, para se të vareshin në ajër si paralajmërim për të tjerët.

Sipas mediave në Lindjen e Mesme, tre burrat morën peng 10-vjeçarin kur ai po shkonte në shtëpinë e gjyshes më 29 tetor.

Ata i mbyllën gojën me një leckë dhe e çuan në një shkollë aty pranë ku edhe kryen krimet e tmerrshme.

Pasi e torturuan dhe e përdhunuan, burrat e mbytën 10-vjeçarin dhe ia fshehën trupin në një shtëpi të braktisur.

Burrat u ekzekutuan më 8 gusht.

Jemeni, në jug të Arabisë Saudite, zbaton me ashpërsi dënimin me vdekje për krime të dhunshme si vrasje, përdhunim dhe terrorizëm.

Vendi ka një prej raporteve më të larta të të ekzekutuarve për banor.

Shumica e dënimeve me vdekje ekzekutohen me goditje me armë, ndërkohë vrasja me gurë mbetet ende e ligjshme dhe e mundshme.

Në teori, dënimi me vdekje mund të zbatohet në krimet “hudud” nën ligjin Sharia si tradhëtia, sodomia, prostitucioni, blasfemia, largimi nga feja apo krime të tjera me natyrë seksuale.

Burimi: Metro

Artikuj të ngjashëm