U deshën plot 490 orë punë dhe 90 karatë diamante për të thurur fustanin që po mahnit botën

 Read in English


Në disa evente, fustani duhet të jetë medoemos couture. Për premierën botërore të filmit Crazy Rich Asians, aktorja Constance Wu veshi pikërisht këtë. Si ylli i një prej filmave më të pritur të verës, Wu zuri qendrën e vëmendjes si aktorja kryesore dhe veshjet e zgjedhura e  komplementuan më së miri këtë. Eventin e mërkurës, Wu shkeli në tapetin e kuq me një fustan magjepsës nga Ralph and Russo që trupëzonte më së miri energjinë e filmit.

Look-u përfundimtar mund të duket si i natyrshëm, por në realitet u desh shumë punë. Stilistja Micaela Erlanger, përgjegjëse për garderobat e pacena të Lupita Nyong’o dhe Diane Kruger, e pa fustanin për herë të parë këtë janar, në sfilatën e Ralph and Russo në Paris. Me shpatulla të zbuluara, kristale Sëarovski dhe thekë mëndafshi, fustani i ra në sy Erlanger-it, që e mori në konsideratë në atë moment për premierën e Crazy Rich Asians.

“Çdo detaj i këtij fustani ishte perfekt,” thotë ajo për Vogue. “Filmi bazohet në luks dhe modë, duke e bërë tapetin e kuq një sfilatë couture për gjithë botën.”

Fustani u thur me dorë për më shumë se 490 orë me mbi 200,000 kristale. Më pas, u nevojitën 275 orë të tjera punë për t’u ndërtuar së mirëfilli. Bukuria e vërtetë qëndron tek detajet. Thekët e mëndafshit që dekorojnë korsenë simbolizojnë forcën. “Përgjatë historisë, thekët kanë qenë gjithnjë simbol i fuqisë dhe prestigjit,” shpjegon Erlanger. “Ky film është shumë i rëndësishëm, për shumë arsye dhe doja që Constance të dukej e fuqishme dhe glamoroze.”

Burimi: Vogue

Artikuj të ngjashëm