Kylie Jenner theu rregullin dhe postoi jo një, por dy foto të adhurueshme me Stormi-n

 Read in English

Në nder të ditëlindjes së 21-të, Kylie Jenner i dhuroi botës dy foto të Stormi-t, të parat që publikohen që prej qershorit.

“Sot do ta festoj ditëlindjen me dhuratën më të veçantë. Ç’ishte jeta pa ty, Stormi? Të dua, engjëlli im i vogël,” shkruajti ajo në përshkrimin e fotos së parë.

“Zemra ime,” shkruajti në të dytën.

 

my heart

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Pak muaj më parë, Kylie tha se s’do të postonte më foto të së bijës në internet sepse priteshin me shumë negativitet. Një burim pranë saj tha për People se Kylie u shokua vërtet nga komentet që postonin njerëzit.

“Kylie mezi priste të postonte foto të Stormi-t dhe postoi sepse e emociononte mëmësia. Për fat të keq, rrjetet sociale janë vende të çuditshme. Njerëzit kanë komentuar gjëra të pahijshme.

Kylie u shokua dhe nuk do që fotot e të bijës të jenë pjesë e diçkaje negative. Ndoshta do të ndërrojë mendje në të ardhmen, por tani për tani, s’ka në plan të postojë foto të fytyrës së Stormi-t.”

U desh një event madhor, si ditëlindja e 21-të, që Kylie të hiqte përkohësisht dorë nga rregulli. Gëzuar ditëlindjen, pra!

Artikuj të ngjashëm