Sfida e grimit në realitet dhe grimit në foto pushton Instagramin

 Read in English

Idea e përballjes së grimit “ në Instagram dhe jetën reale” nuk është asgjë e re. Madje, nëse keni parë foto dramatike me konturim, vetulla me hark dhe highlighter verbues, duhet ta dini për çfarë e kemi fjalën. Sidoqoftë, beauty blogers po e çojnë sfidën një nivel më tej, duke e marrë krahasimin fjalë për fjalë.

Ky trend grimi përfshin një copëz fytyrë të lyer për Instagram, me ngjyra të ndezura, xixa dhe vija të trasha, rrethuar me një kuadrat që imiton ndërfaqjen e Instagramit.

Këtë sfidë e ideoi Dominic Porras, i cili e bëri i pari dhe e quajti “perfekt për foto”. Ai leu sytë, konturoi faqet, definoi vetullat dhe theksoi qerpikët, ndërsa pjesën tjetër të fytyrës nuk e preku me asnjë produkt. Rezultati frymëzoi me dhjetëra të tjerë si ai.

Këto foto s’vërtetojnë asgjë më shumë veçse nocionin se gjithë ç’shihni në Instagram është rezultati i disa orëve punë, ndriçimit perfekt dhe dritës së duhur.˙

Artikuj të ngjashëm