Thuajse treçereku i të rinjve shqiptarë duan të ikin nga vendi, por a i bën më kujt përshtypje kjo?

 Read in English

Sot, Top Channel siguroi raportin e Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri. Në të, thuhet se thuajse treçereku i të rinjve shqiptarë të moshës 15-19 vjeç, duan të largohen nga vendi.

“70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria sepse s’kanë perspektivë për të gjetur një punë. 80% thonë se s’janë të kënaqur me qeverinë, pasi nuk përmbush detyrimet,” thotë Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në vend.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Shqipëria renditet e para për papunësinë tek të rinjtë. Sipas Hazizaj, fajin e ka mungesa e një mekanizmi për zbatimin e politikave për të rinjtë.

Ndoshta 70% tingëllon si një përqindje e lartë, por në fakt përkon me realitetin. Ju vetë mund të doni të largoheni nga vendi dhe me siguri, shumica e të rinjve në rrethin tuaj shoqëror a profesional do që të largohet nga vendi. Do të ishte surprizuese sikur 70% të donin të rrinini, por për fat të keq, kjo s’po ndodh.

Artikuj të ngjashëm